17/09/2026
Së shpejti kompleksi më i ri në Vushtrri
Së shpejti në Magjistralën M2 “Tahir Sinani” në Vushtrri Ariani Company do të sjellë një kompleks të ri banesor-afarist të konceptuar për të ndërthurur zhvillimin modern urban me cilësinë e jetesës.
I organizuar në 2B+S+P+8+PH kompleksi do të përfshijë hapësira afariste, njësi banimi, garazhe dhe depo të organizuara në një strukturë funksionale, moderne dhe të menduar deri në detaje.
Në zemër të projektit do të jetë oborri i gjelbër dhe rekreativ, një hapësirë e dedikuar për banorët dhe komunitetin ku siguria, privatësia dhe qëndrimi në ambient të hapur bëhen pjesë e përditshmërisë.
Arkitektura e kompleksit karakterizohet nga vëllime të qarta, ritëm bashkëkohor i fasadës dhe një kompozim i përshtatur me parcelën duke i dhënë objektit një identitet të veçantë urban.
Ky projekt shënon një tjetër kapitull të rëndësishëm në zhvillimin e Ariani Company dhe vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm me Proarchitecture.
Së shpejti më shumë detaje për një projekt që do t’i j*p një dimension të ri banimit dhe jetës urbane në Vushtrri.