Kllasteri Prefab Kosova

Directions Website Contact the business

Kllasteri Prefab Kosova Kllasteri i Ndërtimeve të Parafabrikuara është themeluar në vitin 2023.

Kllasteri i Ndërtimeve të Parafabrikuara në Forumin Ekonomik Gjermani-Kosovë!Më 28-29 tetor 2026, Kllasteri i Ndërtimeve...
21/10/2026

Kllasteri i Ndërtimeve të Parafabrikuara në Forumin Ekonomik Gjermani-Kosovë!

Më 28-29 tetor 2026, Kllasteri i Ndërtimeve të Parafabrikuara do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Gjermani-Kosovë, në Hotel Emerald, me shtand prezantues.

Pjesëmarrja jonë mbështetet nga GIZ Kosova duke kontribuar në promovimin e sektorit të ndërtimeve të parafabrikuara në Kosovë dhe në krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim, investime dhe zhvillim të eksporteve.

🤝 Ju mirëpresim në shtandin tonë për të njohur më nga afër potencialin e sektorit dhe për të eksploruar mundësi të reja partneriteti!

Drejtorja Ekzekutive e Kllasterit Prefab, Sytrime Dervisholli, mori pjesë sot në takimin e Forumit për Ekonomi të Gjelbë...
29/09/2026

Drejtorja Ekzekutive e Kllasterit Prefab, Sytrime Dervisholli, mori pjesë sot në takimin e Forumit për Ekonomi të Gjelbër, me fokus diskutimin mbi Mekanizmin e Rregullimit të Kufirit të Karbonit (CBAM).

Takimi u organizua nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, në bashkëpunim me Projektin për Transformimin e Gjelbër të Ndërmarrjeve Private në Kosovë (GPEK), të implementuar nga Helvetas.

Forumi shërbeu si një hapësirë e rëndësishme e dialogut publiko-privat për të diskutuar sfidat dhe mundësitë që sjell tranzicioni i gjelbër për bizneset kosovare, me fokus të veçantë në përgatitjen e sektorit privat për kërkesat e reja të tregut evropian.

Në diskutim u theksua rëndësia e përgatitjes së hershme të ndërmarrjeve, rritjes së kapaciteteve për matjen dhe raportimin e emetimeve, si dhe mbështetjes së industrisë në procesin e dekarbonizimit dhe rritjes së konkurrueshmërisë në tregjet e BE-së.

Kllasteri Prefab mbetet i angazhuar në avancimin e dialogut ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve, duke promovuar një industri më të qëndrueshme, inovative dhe konkurruese.

Industria e parafabrikuar në Kosovë po vazhdon të forcojë praninë e saj në tregjet ndërkombëtare!Në periudhën Janar-Gush...
09/09/2026

Industria e parafabrikuar në Kosovë po vazhdon të forcojë praninë e saj në tregjet ndërkombëtare!

Në periudhën Janar-Gusht 2026, vlera totale e eksporteve të produkteve të parafabrikuara, përfshirë ndërtesat e parafabrikuara, shtëpitë mobile, njësitë modulare dhe komponentët strukturorë, ka arritur në:

🇽🇰 8,776,648.35 €

Ky rezultat është një tregues pozitiv i potencialit të industrisë sonë dhe i aftësisë së kompanive kosovare për të konkurruar përtej tregut vendor.

Por, përtej shifrës, kjo tregon diçka edhe më të rëndësishme: produktet “Made in Kosova” po gjejnë gjithnjë e më shumë hapësirë në tregjet ndërkombëtare.

Kllasteri Prefab mori pjesë në punëtorinë finale “Nga Studimi në Veprim – Simbioza Industriale dhe Ekonomia Qarkore” org...
25/08/2026

Kllasteri Prefab mori pjesë në punëtorinë finale “Nga Studimi në Veprim – Simbioza Industriale dhe Ekonomia Qarkore” organizuar në kuadër të procesit për hartimin e studimit “Hartimi i Simbiozës Industriale në Kosovë – Analiza Ekonomike dhe Fizibiliteti”, nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, me përkrahjen e LUXDEV, përmes projektit KSV/023 “Rritje e Qëndrueshme dhe Gjithëpërfshirëse në Kosovë”.

Simbioza industriale krijon mundësi që mbetjet dhe burimet e pashfrytëzuara të një industrie të shndërrohen në inpute për një industri tjetër, duke ulur kostot, reduktuar mbetjet, përmirësuar efikasitetin e burimeve dhe krijuar produkte e modele të reja biznesi.

Për sektorin e ndërtimit dhe industrinë prefab, kjo qasje është veçanërisht e rëndësishme. Materialet e mbetura, nënproduktet dhe burimet e pashfrytëzuara nuk duhet të shihen vetëm si mbetje, por si potencial ekonomik.

Në këtë punëtori u prezantuan dhe diskutuan gjetjet e studimit, mundësitë për zhvillimin e simbiozave industriale në Kosovë dhe hapat e nevojshëm për ta kthyer konceptin e ekonomisë qarkore në veprim konkret për bizneset dhe industrinë.

Kllasteri Prefab mbetet i përkushtuar që të kontribuojë në krijimin e një industrie më efikase, inovative, konkurruese dhe të qëndrueshme, duke forcuar bashkëpunimin ndërmjet bizneseve dhe duke promovuar përdorimin më të zgjuar të burimeve.

06/08/2026

🏡 Anëtarët tanë po ndërtojnë të ardhmen e ndërtimit të qëndrueshëm.

Me teknologji moderne CNC, precizion të lartë në prodhim dhe fokus në efikasitetin energjetik, EasyBuild ofron zgjidhje inovative në prodhimin e shtëpive të parafabrikuara me konstruksion druri.

🌱 Ndërtim i qëndrueshëm
📐 Precizion në çdo detaj
🏗️ Cilësi që ndërtohet në fabrikë dhe montohet me efikasitet në terren

🌿 Krenarë që jemi pjesë e nismës  !Kllasteri Prefab ka pranuar Eco Badge nga The Balkan Forum, në vlerësim të angazhimit...
03/07/2026

🌿 Krenarë që jemi pjesë e nismës !

Kllasteri Prefab ka pranuar Eco Badge nga The Balkan Forum, në vlerësim të angazhimit tonë për promovimin e praktikave të qëndrueshme dhe avancimin e ekonomisë qarkore në sektorin e ndërtimit.

Ky vlerësim na motivon të vazhdojmë të nxisim inovacionin, efikasitetin e burimeve dhe zgjidhjet e gjelbra që kontribuojnë në një të ardhme më të qëndrueshme për industrinë dhe komunitetin tonë.

Falënderojmë The Balkan Forum dhe projektin EcoChampions për këtë njohje dhe për përkushtimin në fuqizimin e akterëve që promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm në rajon.

Drejtorja Ekzekutive e Kllasterit Prefab, Sytrime Dervisholli, mori pjesë sot në punëtorinë e organizuar nga Ministria e...
01/07/2026

Drejtorja Ekzekutive e Kllasterit Prefab, Sytrime Dervisholli, mori pjesë sot në punëtorinë e organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), me mbështetjen e LuxDev, për prezantimin e rezultateve të anketës dhe validimin e mundësive për simbiozë industriale në Kosovë.

Diskutimet u fokusuan në identifikimin e modeleve të bashkëpunimit ndërmjet industrive, ku mbetjet dhe nënproduktet e një sektori mund të shndërrohen në burime të vlefshme për një sektor tjetër, duke kontribuar në zhvillimin e ekonomisë qarkore dhe rritjen e konkurrueshmërisë së biznesit.

Kllasteri Prefab vlerëson se industria e ndërtimit të parafabrikuar përfaqëson një potencial të rëndësishëm për aplikimin e parimeve të simbiozës industriale përmes optimizimit të përdorimit të materialeve, reduktimit të mbetjeve dhe krijimit të zinxhirëve të rinj të vlerës ndërmjet sektorëve të ndryshëm.

Drejtorja Ekzekutive e Kllasterit Prefab, Sytrime Dervisholli, mori pjesë në tryezën me temën "Economic Implications of ...
29/06/2026

Drejtorja Ekzekutive e Kllasterit Prefab, Sytrime Dervisholli, mori pjesë në tryezën me temën "Economic Implications of the Iran Conflict for Kosovo", organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), në bashkëpunim me German Economic Team (GET) dhe Ambasadën Gjermane në Kosovë.

Diskutimet theksuan se, megjithëse Kosova ka lidhje të kufizuara ekonomike direkte me Iranin, luhatjet në tregjet globale të energjisë ndikojnë drejtpërdrejt në kostot e prodhimit, transportit dhe konkurrueshmërinë e bizneseve vendore.

Për sektorin e ndërtimit dhe industrinë e materialeve ndërtimore, këto zhvillime theksojnë rëndësinë e investimeve në efikasitet energjetik, inovacion, prodhim të qëndrueshëm dhe përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër. Rritja e produktivitetit dhe forcimi i eksporteve mbeten faktorë kyç për rritjen e reziliencës ekonomike të Kosovës ndaj goditjeve të jashtme.

Kllasteri Prefab mbetet i përkushtuar për të kontribuar në dialogun ekonomik dhe në promovimin e një industrie ndërtimore moderne, konkurruese dhe të orientuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm.

Drejtorja Ekzekutive e Kllasterit Prefab mori pjesë në forumin e diskutimit të organizuar nga Sekretariati i Këshillit K...
04/06/2026

Drejtorja Ekzekutive e Kllasterit Prefab mori pjesë në forumin e diskutimit të organizuar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, kushtuar prezantimit të platformës Converge2EU dhe progresit të Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e konvergjencës me Bashkimin Evropian.

Gjatë diskutimeve u trajtuan reformat prioritare, sfidat dhe mundësitë për avancimin e integrimit ekonomik dhe institucional të rajonit me standardet dhe politikat e BE-së. Pjesëmarrja në forume të tilla është me rëndësi të veçantë për sektorin privat, pasi kontribuon në fuqizimin e dialogut ndërmjet institucioneve, biznesit dhe partnerëve zhvillimorë për një mjedis më konkurrues dhe më të përafruar me tregun evropian.

Kllasteri Prefab mbetet i përkushtuar të kontribuojë në proceset që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, rritjen e konkurrueshmërisë së industrisë dhe integrimin e Kosovës në rrjedhat evropiane.

Sot, Drejtorja Ekzekutive e Kllasterit, Sytrime Dervisholli, mori pjesë në punëtorinë e organizuar nga Zyra për Planifik...
29/05/2026

Sot, Drejtorja Ekzekutive e Kllasterit, Sytrime Dervisholli, mori pjesë në punëtorinë e organizuar nga Zyra për Planifikim Strategjik (ZPS), ku u prezantua drafti i Planit të Veprimit të Strategjisë për Specializim të Mençur (S3).

Ky takim shërbeu si një platformë kyçe për të diskutuar ndërlidhjen e S3 me zhvillimet e fundit në ekosistemin e inovacionit, përfshirë Ligjin e ri për Inovacion dhe Strategjinë e Inovacionit në Kosovë.

Gjatë diskutimeve, znj. Dervisholli prezantoi sugjerimet dhe argumentet strategjike të Kllasterit për përfshirjen e plotë të sektorit të ndërtimeve të parafabrikuara brenda Planit të Veprimit.

Kllasteri Prefab mbetet i përkushtuar të jetë partner aktiv në hartimin e politikave që nxisin inovacionin, rritjen ekonomike dhe ndërkombëtarizimin e industrisë kosovare.

Address

Pristina

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kllasteri Prefab Kosova posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Kllasteri Prefab Kosova:

Shortcuts

Share