Art Construction

Directions Website Contact the business

Art Construction "ART Construction” është një kompani moderne e ndërtimit, e organizuar mirë në ide, projekte dhe staf. Kjo kompani ka krijuar një filozofi të re mbi ndërtimet.

"ART Construction” është një kompani ndërtimi moderne, e organizuar mirë në ide, projekte dhe staf. Kjo kompani ka krijuar një filozofi të re mbi ndërtimet në Kosovë. Është kompani e vlerësuar me një prosperitet dhe rëndësi të lartë, falë një strukture organizative fleksibile, kompani e vlerësuar dhe nderuar edhe me ҫmimin "Residential Project of the Year”, në panairin e ndërtimit dhe patundshmërisë, të organizuar nga Relax, në muajin mars të vitit 2012, në Prishtinë. Kjo kompani i ofron tregut kosovar një koncept të ri evropian, duke realizuar ambiente banimi sipas rregullave dhe standarteve më bashkëkohore. Inovacionet e fundit në projektim dhe teknologjia e lartë në zbatim garantojnë rezultate të cilësisë së lartë për të sotmen dhe të ardhmen. Përqafimi i standardeve evropiane dëshmon bindjen se kjo kompani zgjedh rrugën më të mirë për t’u ofruar klienteve ambiente bashkëkohore dhe krejtësisht cilësore. Shtëpia është kulmi i paqes dhe qetësi për të gjithë, ku funksionaliteti, cilësia, rehatia dhe lokacioni janë profesionalitet ynë. Përzgjedhja e hollësishme dhe studimi i detajuar i terreneve të ndërtimit përbëjnë kushtin numër një, për ndërmarrjen dhe realizimin e projektit. Klientët tanë janë frymëzimi ynë, si për ide ashtu edhe për projekte të reja. Detyrimi ynë kryesor është realizimi në mënyrë sa më të përsosur i të gjitha këtyre ideve.

Çdo kërkesë, dëshirë apo preferencë e juaja do të gjejë një korrespondencë në vendin tonë të punës

Kompania: 𝐀𝐑𝐓 𝐂𝐎𝐍𝐒𝐓𝐑𝐔𝐂𝐓𝐈𝐎𝐍.𝐋.𝐋.𝐂.  shpall konkurs per vende të lira pune:   • 𝐀𝐑𝐊𝐈𝐓𝐄𝐊𝐓/𝐄    • 𝐈𝐍𝐗𝐇𝐈𝐍𝐈𝐄𝐑 𝐈 𝐍𝐃𝐄̈𝐑𝐓𝐈𝐌𝐓𝐀𝐑𝐈𝐒𝐄...
29/09/2026

Kompania: 𝐀𝐑𝐓 𝐂𝐎𝐍𝐒𝐓𝐑𝐔𝐂𝐓𝐈𝐎𝐍.𝐋.𝐋.𝐂. shpall konkurs per vende të lira pune:

• 𝐀𝐑𝐊𝐈𝐓𝐄𝐊𝐓/𝐄
• 𝐈𝐍𝐗𝐇𝐈𝐍𝐈𝐄𝐑 𝐈 𝐍𝐃𝐄̈𝐑𝐓𝐈𝐌𝐓𝐀𝐑𝐈𝐒𝐄̈

Lokacioni: Prishtinë

𝐃𝐞𝐭𝐲𝐫𝐚𝐭 𝐞 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐬:
• Menaxhon dhe mbikqyr të gjitha aktivitetet e ndërtimit në vendpunishtë.
• Aplikon metodologjitë më të avancuara të ndërtimit dhe siguron ekzekutimin efikas të punimeve.
• Bashkëpunon dhe bashkërendon punën me ekipet e ndërtimit për të siguruar që projektet të realizohen sipas specifikimeve dhe afateve të caktuara.
• Kryen inspektime të rregullta në vend dhe identifikon problemet, rreziqet ose vonesat e mundshme
• Verifikon përputhshmërinë, sasinë dhe kualitetin e materialeve sipas specifikave të projektit
• Mbikqyr dhe raporton progresin e punëve ndërtimore në përputhshmëri me dizajnin/projektin dhe standardet e cilësisë.
• Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për projekte, përfshirë ndryshimet gjatë ekzekutimit të punëve ndërtimore.
• Mban kontakte dhe menaxhon kontratat me nënkontraktorë
• Promovon dhe zbaton standardet e shëndetit, sigurisë dhe mjedisit në vendndërtim.
• Mirëmban dokumentacion për projekte conform kërkesave nga rregullativa ndërtimore

𝐊𝐮𝐚𝐥𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐟𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞:
• Diplomë Master ose BSc me planprogram 5 vjeçar të studimeve,
• 𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐚 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐞 𝐤𝐚𝐭𝐞𝐠𝐨𝐫𝐢𝐬ë 𝐀
• Përvojë se paku 2 vite pas diplomimit.
• Njohuri të mira në programe aplikative si ArchiCAD, AutoCAD, Tower dhe Microsoft Office.
• Shkathtësi të shkëlqyera ndërpersonale.
• Aftësi në vendimmarrje dhe zgjidhjen e problemeve.
• Shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse.
• Njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme.
• Patentë shofer, kategoria B.

𝐂̧𝐤𝐚 𝐨𝐟𝐫𝐨𝐣𝐦𝐞̈:
• Pagë konkuruese dhe ambient shumë të avancuar pune
• Zhvillim professional dhe mundësi reale për ngritje në karrierë
• Bonuse vjetore në bazë të arritjeve

Inkurajohen të gjithë kandidatët që i plotësojnë kushtet e paraqitura më lartë, të dërgojnë CV-në së bashku me një letër motivimi në: 𝐢𝐧𝐟𝐨@𝐚𝐫𝐭𝐜𝐨𝐧𝐬𝐭𝐫𝐮𝐜𝐭𝐢𝐨𝐧.𝐨𝐫𝐠.

𝐀𝐟𝐚𝐭𝐢 𝐢 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐦𝐞̈: 𝟭𝟭.𝟭𝟬.𝟮𝟬𝟮𝟲.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të ftohen në intervistë

Sot festojmë 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Një ditë krenarie, sakrifice dhe shprese për të ardhmen. Le të vazhdoj...
17/02/2026

Sot festojmë 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Një ditë krenarie, sakrifice dhe shprese për të ardhmen. Le të vazhdojmë të punojmë çdo ditë për një Kosovë më të fortë, më të zhvilluar dhe më të bashkuar.

Gëzuar 17 Shkurti, dita e pavarësisë së Kosovës! 🇽🇰

ART CONSTRUCTION LLC

31/12/2025

Një vit i ri. Qëllime të reja. Mundësi të reja.
Gëzuar 2026! 🎉

ART CONSTRUCTION LLC

Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë! 🇦🇱
28/11/2025

Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë! 🇦🇱

ART CONSTRUCTION LLC me kënaqësi ju prezanton një përmbledhje të tre projekteve të fundit: ADMINISTRATA 1, ADMINISTRAT 2...
24/09/2025

ART CONSTRUCTION LLC me kënaqësi ju prezanton një përmbledhje të tre projekteve të fundit: ADMINISTRATA 1, ADMINISTRAT 2 dhe OBJEKTI 06 , ku kemi sjellë zgjidhje të avancuara për ambiente afariste dhe administrative. Objektet tona janë dizajnuar për të përmbushur standardet më të larta të funksionalitetit dhe dizajnit, duke ofruar:

• Hapësira të dedikuara për punë që frymëzojnë kreativitetin dhe produktivitetin.
• Zona moderne për konferenca, takime dhe evente të rëndësishme.
• Kushte të shkëlqyera për punonjësit, duke garantuar rehati dhe efikasitet.
• Arkitekturë dhe dizajn inovativ, që pasqyron vizionin e klientëve tanë.

✨ Këto projekte përfaqësojnë përkushtimin tonë për cilësi, inovacion dhe krijimin e hapësirave që bëjnë diferencën.

Na ndiqni për më shumë detaje dhe frymëzim! www.artconstruction.org

Me fat Fitër Bajrami!
30/03/2025

Me fat Fitër Bajrami!

Gëzuar 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas! 💐🌸🌼
08/03/2025

Gëzuar 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas! 💐🌸🌼

Sot Kosova feston 17 vjetorin e pavarësisë. 🇽🇰Gëzuar!
17/02/2025

Sot Kosova feston 17 vjetorin e pavarësisë. 🇽🇰
Gëzuar!

Të dashur qytetar,Urojmë që viti 2025 të sjellë shëndet, lumturi dhe suksese për ju dhe të dashurit tuaj.Gëzuar! 🎉🎄🥂ART ...
31/12/2024

Të dashur qytetar,

Urojmë që viti 2025 të sjellë shëndet, lumturi dhe suksese për ju dhe të dashurit tuaj.

Gëzuar! 🎉🎄🥂

ART CONSTRUCTION L.L.C

Gëzuar 28 Nëntori, Dita e Flamurit Kombëtar! 🇦🇱
27/11/2024

Gëzuar 28 Nëntori, Dita e Flamurit Kombëtar! 🇦🇱

Address

Lagjja Mati 1, Rr. Muharrem Fejza
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00
Saturday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Art Construction posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Art Construction:

Shortcuts

Share