GM Architecture

Call Directions Website Contact the business

GM Architecture GM Architecture provides architecture and professional consulting services, trying to find the best solution for your living and working areas.

Our performance is based on effective facilities, team work and high performing employees.

𝗣𝗮𝗹𝗹𝗮𝘁𝗶 𝗶 𝗥𝗶𝗻𝗶𝘀ë 𝗱𝗵𝗲 𝗦𝗽𝗼𝗿𝘁𝗲𝘃𝗲 𝗵𝗮𝗽 𝗻𝗷ë 𝗸𝗮𝗽𝗶𝘁𝘂𝗹𝗹 𝘁ë 𝗿𝗶!Më 13 tetor 2026, në Prishtinë u mbajt punëtoria e dytë për progres...
14/10/2026

𝗣𝗮𝗹𝗹𝗮𝘁𝗶 𝗶 𝗥𝗶𝗻𝗶𝘀ë 𝗱𝗵𝗲 𝗦𝗽𝗼𝗿𝘁𝗲𝘃𝗲 𝗵𝗮𝗽 𝗻𝗷ë 𝗸𝗮𝗽𝗶𝘁𝘂𝗹𝗹 𝘁ë 𝗿𝗶!

Më 13 tetor 2026, në Prishtinë u mbajt punëtoria e dytë për progresin e projektit të rifunksionalizimit të kompleksit të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, një nga simbolet kryesore arkitektonike të Kosovës. Punëtoria u organizua nga Ministria e Sportit, në bashkëpunim me Bankën Evropiane të Investimeve (BEI), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të tjera të përfshira në projekt.

Konsulentët GM Architecture dhe ARS Progetti prezantuan punën e realizuar deri më tani, përfshirë vlerësimin e trashëgimisë arkitektonike, konceptin e projektit dhe hapat e mëtejshëm drejt rifunksionalizimit të kompleksit në kuadër të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.
______________________________________

𝗧𝗵𝗲 𝗣𝗮𝗹𝗮𝗰𝗲 𝗼𝗳 𝗬𝗼𝘂𝘁𝗵 𝗮𝗻𝗱 𝗦𝗽𝗼𝗿𝘁𝘀 𝗼𝗽𝗲𝗻𝘀 𝗮 𝗻𝗲𝘄 𝗰𝗵𝗮𝗽𝘁𝗲𝗿!

On 13 October 2026, the second project progress workshop for the revitalisation of the Palace of Youth and Sports complex, one of Kosovo’s most iconic architectural landmarks, was held in Prishtina. The workshop was organised by the Ministry of Sport, in collaboration with the European Investment Bank (EIB), with the participation of representatives from other institutions involved in the project.

The consultants, GM Architecture and ARS Progetti, presented the work completed to date, including the assessment of the complex’s architectural heritage, the project concept, and the next steps towards its revitalisation as part of preparations for the Prishtina 2030 Mediterranean Games.

30/09/2026

By GM Architecture 🌳🌳🌳

🌳 Tri parqet e PrishtinësParku i Taukbahçes, Parku i Qytetit, Parku i ArbërisëGM Architecture, në kuadër të një kontrate...
23/09/2026

🌳 Tri parqet e Prishtinës

Parku i Taukbahçes, Parku i Qytetit, Parku i Arbërisë

GM Architecture, në kuadër të një kontrate me UNDP, do të hartojë projektin për tri nga parqet më të rëndësishme të Prishtinës.

Në bashkëpunim me UNDP dhe Komunën e Prishtinës, projekti tashmë ka nisur edhe në terren, duke filluar me analizën e gjendjes ekzistuese, trajtimin e aspekteve kadastrale dhe pronësore, me synim krijimin e bazës për një zhvillim të qëndrueshëm, për të vazhduar më pas me përcaktimin funksional dhe planifikimin e peizazhit.

Secili park do të zhvillohet duke ruajtur karakterin e vet dhe duke krijuar hapësira publike më funksionale, të qasshme dhe të integruara në jetën e qytetit.
__________________________________

🌳 Three Parks of Prishtina

Taukbahçe Park, City Park, and Arbëria Park

As part of a contract with UNDP, GM Architecture will develop the project for three of Prishtina’s most important parks.

In collaboration with UNDP and the Municipality of Prishtina, the project has already begun on site, starting with an analysis of the existing conditions and the review of cadastral and property-related aspects. This process aims to establish a solid foundation for sustainable development, followed by functional planning and landscape design.

Each park will be developed while preserving its unique character and creating public spaces that are more functional, accessible, and better integrated into the life of the city.

GM Architecture 🌳🌳🌳

hashtag hashtag hashtag hashtag hashtag hashtag hashtag

𝐀𝐫𝐤𝐢𝐭𝐞𝐤𝐭𝐮𝐫ë 𝐞 𝐪ë𝐧𝐝𝐫𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞, 𝐣𝐨 𝐭𝐫𝐞𝐧𝐝, 𝐩𝐨𝐫 𝐩ë𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣ë𝐬𝐢Në vitin 2012, GM Architecture hartoi projektin për parkingjet në hy...
09/09/2026

𝐀𝐫𝐤𝐢𝐭𝐞𝐤𝐭𝐮𝐫ë 𝐞 𝐪ë𝐧𝐝𝐫𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞, 𝐣𝐨 𝐭𝐫𝐞𝐧𝐝, 𝐩𝐨𝐫 𝐩ë𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣ë𝐬𝐢

Në vitin 2012, GM Architecture hartoi projektin për parkingjet në hyrje të Parkut të Gërmisë, duke i integruar natyrshëm në terrenin dhe gjelbërimin ekzistues.

Si pjesë e konceptit, u propozua edhe prodhimi i energjisë elektrike përmes paneleve fotovoltaike, një ide që vite më vonë u realizua.

Sot, arkitektura e qëndrueshme dhe energjia e rinovueshme janë pjesë e pandashme e projektimit. 14 vite më parë, kjo ishte një nga nismat e para të vizionit tonë për një arkitekturë më të gjelbër dhe më të qëndrueshme.

𝐆𝐚𝐥𝐞𝐫𝐢𝐚 𝐊𝐨𝐦𝐛ë𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐦ë 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐬𝐞 𝐧𝐣ë 𝐧𝐝ë𝐫𝐭𝐞𝐬ë, ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐧𝐣ë 𝐯𝐞𝐧𝐝 𝐤𝐮 𝐚𝐫𝐭𝐢, 𝐚𝐫𝐤𝐢𝐭𝐞𝐤𝐭𝐮𝐫𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐮𝐥𝐭𝐮𝐫𝐚 𝐭𝐚𝐤𝐨𝐡𝐞𝐧.Që n...
23/07/2026

𝐆𝐚𝐥𝐞𝐫𝐢𝐚 𝐊𝐨𝐦𝐛ë𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐦ë 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐬𝐞 𝐧𝐣ë 𝐧𝐝ë𝐫𝐭𝐞𝐬ë, ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐧𝐣ë 𝐯𝐞𝐧𝐝 𝐤𝐮 𝐚𝐫𝐭𝐢, 𝐚𝐫𝐤𝐢𝐭𝐞𝐤𝐭𝐮𝐫𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐮𝐥𝐭𝐮𝐫𝐚 𝐭𝐚𝐤𝐨𝐡𝐞𝐧.

Që nga ndërtimi i saj në vitet 1930, me funksion fillestar ndërtesë ushtarake, ajo ka kaluar nëpër disa transformime funksionale dhe arkitektonike. Gjatë viteve 1955–1981 ka shërbyer si bibliotekë, në vitet 1982–1983 është adaptuar për funksione kulturore, ndërsa në vitin 1995 është transformuar në Galerinë e Arteve, duke vazhduar këtë funksion edhe sot.

Këto ditë u promovua përfundimi i rinovimit të saj, një projekt i zhvilluar nga GM Architecture, i cili ka përfshirë renovimin e tërësishëm të ndërtesës ekzistuese, masat për konsolidimin dhe ruajtjen e saj si aset i trashëgimisë kulturore nën mbrojtje, si dhe zgjerimin e ri nëntokësor për deponë e fondit të veprave të artit, sipas standardeve më të larta për ruajtjen dhe konservimin e tyre.

Çdo ndërhyrje është konceptuar me kujdes për të dokumentuar, ruajtur dhe valorizuar vlerat arkitektonike të ndërtesës, duke integruar njëkohësisht zgjidhje bashkëkohore që i përgjigjen nevojave të institucionit për dekadat në vijim. Hapësirat ekspozuese janë trajtuar me një qasje minimaliste dhe fleksibile, duke integruar ndriçim difuz bashkëkohor, i cili krijon kushte optimale për prezantimin dhe përjetimin e veprave të artit.

GM Architecture mbetet e përkushtuar që përmes arkitekturës dhe artit të kontribuojë në ruajtjen, promovimin dhe zhvillimin e vlerave kulturore.
------------------------------------

𝗧𝗵𝗲 𝗡𝗮𝘁𝗶𝗼𝗻𝗮𝗹 𝗚𝗮𝗹𝗹𝗲𝗿𝘆 𝗼𝗳 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗮 𝗶𝘀 𝗺𝗼𝗿𝗲 𝘁𝗵𝗮𝗻 𝗮 𝗯𝘂𝗶𝗹𝗱𝗶𝗻𝗴, 𝗶𝘁 𝗶𝘀 𝗮 𝗽𝗹𝗮𝗰𝗲 𝘄𝗵𝗲𝗿𝗲 𝗮𝗿𝘁, 𝗮𝗿𝗰𝗵𝗶𝘁𝗲𝗰𝘁𝘂𝗿𝗲, 𝗮𝗻𝗱 𝗰𝘂𝗹𝘁𝘂𝗿𝗲 𝗰𝗼𝗺𝗲 𝘁𝗼𝗴𝗲𝘁𝗵𝗲𝗿.

Since its construction in the 1930s, originally serving as a military building, it has undergone several functional and architectural transformations. From 1955 to 1981, it operated as a library; during 1982–1983, it was adapted for cultural functions; and in 1995, it was transformed into an art gallery, a function it continues to serve today.

Recently, the completion of its renovation was officially presented, a project developed by GM Architecture. The project included the comprehensive renovation of the existing building, structural consolidation and preservation measures for this protected cultural heritage asset, as well as a new underground extension designed to house the art collection storage facilities, in accordance with the highest standards for the preservation and conservation of artworks.

GM Architecture remains committed to contributing, through architecture and art, to the preservation, promotion, and development of cultural values.

Trajtimi i Ujërave të Ndotura në Termocentralin Kosova B (TC) në Prishtinë, KosovëGM Architecture ka nënshkruar marrëves...
20/07/2026

Trajtimi i Ujërave të Ndotura në Termocentralin Kosova B (TC) në Prishtinë, Kosovë

GM Architecture ka nënshkruar marrëveshjen për mbështetje në projektimin paraprak të Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Termocentralin Kosova B, Prishtinë.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga UNOPS.

Në çdo projekt, e veçanërisht në këtë projekt me rëndësi strategjike për Kosovën, GM Architecture i kushton prioritet dhe profesionalizëm të lartë mbrojtjes së mjedisit, duke kontribuar në zhvillim të qëndrueshëm dhe të ardhme më të pastër.

-------------------------------------------------

Wastewater Treatment at Kosovo B Thermal Power Plant (TPP) in Pristina, Kosovo

GM Architecture has signed an agreement to provide support for the preliminary design of the Wastewater Treatment Plant at the Kosovo B Thermal Power Plant in Pristina.

The project is funded by the European Union and implemented by UNOPS.

In every project—and especially in this project of strategic importance for Kosovo—GM Architecture places high priority on environmental protection and applies a strong level of professionalism, contributing to sustainable development and a cleaner future.

𝗠𝘂𝘇𝗲𝘂 𝗶 𝗟𝗶𝗱𝗵𝗷𝗲𝘀 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲 𝘁ë 𝗣𝗿𝗶𝘇𝗿𝗲𝗻𝗶𝘁Me rastin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, GM Architecture prezan...
12/06/2026

𝗠𝘂𝘇𝗲𝘂 𝗶 𝗟𝗶𝗱𝗵𝗷𝗲𝘀 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲 𝘁ë 𝗣𝗿𝗶𝘇𝗿𝗲𝗻𝗶𝘁

Me rastin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, GM Architecture prezantoi, në hapësirat e muzeut, projektin e rikonceptimit të ekspozitës së përhershme, i cili përfshin edhe rivitalizimin e kompleksit muzeor.

Projekti, i financuar nga Qeveria e Kosovës dhe i zhvilluar gjatë dy viteve të fundit nga GM Architecture, në bashkëpunim me një ekip multidisiplinar ekspertësh, ka përfshirë hulumtimin, dokumentimin, kurimin dhe krijimin e një ekspozite bashkëkohore muzeore, si dhe restaurimin dhe adaptimin e kompleksit historik.

Duke ndërthurur trashëgiminë kulturore me teknologjinë dhe interpretimin bashkëkohor muzeor, ekspozita u sjell vizitorëve më afër historinë, koleksionet dhe vlerat e Muzeut të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

𝗧𝗵𝗲 𝗠𝘂𝘀𝗲𝘂𝗺 𝗼𝗳 𝘁𝗵𝗲 𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻𝗶𝗮𝗻 𝗟𝗲𝗮𝗴𝘂𝗲 𝗼𝗳 𝗣𝗿𝗶𝘇𝗿𝗲𝗻

On the occasion of the 148th anniversary of the Albanian League of Prizren, GM Architecture presented, within the museum premises, the project for the reconceptualization of the permanent exhibition, which also includes the revitalization of the museum complex.

The project, funded by the Government of Kosovo and developed over the past two years by GM Architecture, in collaboration with a multidisciplinary team of experts, has included research, documentation, curation, and the creation of a contemporary museum exhibition, as well as the restoration and adaptation of the historic complex.

By combining cultural heritage with technology and contemporary museum interpretation, the exhibition brings visitors closer to the history, collections, and values of the Museum of the Albanian League of Prizren.

,

12/06/2026

𝗠𝘂𝘇𝗲𝘂 𝗶 𝗟𝗶𝗱𝗵𝗷𝗲𝘀 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲 𝘁ë 𝗣𝗿𝗶𝘇𝗿𝗲𝗻𝗶𝘁

Me rastin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, GM Architecture prezantoi, në hapësirat e muzeut, projektin e rikonceptimit të ekspozitës së përhershme, i cili përfshin edhe rivitalizimin e kompleksit muzeor.

Projekti, i financuar nga Qeveria e Kosovës dhe i zhvilluar gjatë dy viteve të fundit nga GM Architecture, në bashkëpunim me një ekip multidisiplinar ekspertësh, ka përfshirë hulumtimin, dokumentimin, kurimin dhe krijimin e një ekspozite bashkëkohore muzeore, si dhe restaurimin dhe adaptimin e kompleksit historik.

Duke ndërthurur trashëgiminë kulturore me teknologjinë dhe interpretimin bashkëkohor muzeor, ekspozita u sjell vizitorëve më afër historinë, koleksionet dhe vlerat e Muzeut të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

𝗧𝗵𝗲 𝗠𝘂𝘀𝗲𝘂𝗺 𝗼𝗳 𝘁𝗵𝗲 𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻𝗶𝗮𝗻 𝗟𝗲𝗮𝗴𝘂𝗲 𝗼𝗳 𝗣𝗿𝗶𝘇𝗿𝗲𝗻

On the occasion of the 148th anniversary of the Albanian League of Prizren, GM Architecture presented, within the museum premises, the project for the reconceptualization of the permanent exhibition, which also includes the revitalization of the museum complex.

The project, funded by the Government of Kosovo and developed over the past two years by GM Architecture, in collaboration with a multidisciplinary team of experts, has included research, documentation, curation, and the creation of a contemporary museum exhibition, as well as the restoration and adaptation of the historic complex.

By combining cultural heritage with technology and contemporary museum interpretation, the exhibition brings visitors closer to the history, collections, and values of the Museum of the Albanian League of Prizren.

,

Urime dhe gëzuar Festën e Fitër Bajramit për ju dhe të dashurit tuaj! Ju uroj një ditë të mbushur me paqe, gëzim dhe beg...
20/03/2026

Urime dhe gëzuar Festën e Fitër Bajramit për ju dhe të dashurit tuaj! Ju uroj një ditë të mbushur me paqe, gëzim dhe begati!

Bashkëpunimi me institucione kyçe për zhvillimin ekonomik dhe institucional është gjithmonë një përgjegjësi dhe privileg...
13/03/2026

Bashkëpunimi me institucione kyçe për zhvillimin ekonomik dhe institucional është gjithmonë një përgjegjësi dhe privilegj profesional.

GM Architecture ka nënshkruar marrëveshje me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) për konsulencë arkitektonike dhe mbështetje në planifikimin e ndërtesës dhe hapësirave të punës.

Me 22 vite operim dhe mbi 18 vjet bashkëpunim me institucionet financiare dhe bankare, studioja ka kontribuar në përmirësimin e hapësirave të punës dhe zhvillimin e arkitekturës kreative dhe të qëndrueshme, që është bërë shembull për dizajn inovativ.

Ky bashkëpunim me FKGK shënon një hap tjetër drejt arkitekturës inovative dhe efikase, duke mbështetur zhvillimin institucional dhe ekonomik të Kosovës.

___________________________________________

Collaboration with key institutions for economic and institutional development is always both a responsibility and a professional privilege.

GM Architecture has signed an agreement with the Kosovo Credit Guarantee Fund (KCGF) to provide architectural consultancy and support in the planning of the building and workspace environments.

With 22 years of operation and more than 18 years of collaboration with financial and banking institutions, GM Architecture has contributed to improving workspaces and advancing creative and sustainable architecture, becoming a reference for innovative design.

This collaboration with KCGF marks another step toward innovative and efficient architecture, supporting the institutional and economic development of Kosovo.

Address

Street Xhevdet Doda Kompleksi " Dukagjin Center" Kati 2 Nr. 15
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00

Telephone

+38344145750

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when GM Architecture posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to GM Architecture:

Shortcuts

Share