Greenhouse SH.P.K

Greenhouse SH.P.K Na kontaktoni ne Whatsapp ne numrin e telefonit +383 44 248 737

11/06/2026

Ka njerëz që largohen për të kërkuar mundësi.

Dhe ka njerëz që kthehen kur shohin se mundësia mund të ndërtohet këtu.

Ai lindi dhe u rrit në Zvicër.
Sot është kthyer për të qenë pjesë e diçkaje më të madhe.

Jo vetëm një punë.
Jo vetëm një kompani.
Por një vizion që po ndryshon mënyrën si ndërtohet e ardhmja.

Greenhouse e bën të pamundurën të mundur.

11/06/2026

10 vjet punë. Mijëra hapa përpara. Sot, një fillim i ri.

Ju ndajmë disa momente nga ceremonia e hapjes së Fabrikës sonë të Re — një investim që dëshmon se vizioni, kur shoqërohet me përkushtim, shndërrohet në realitet.

Faleminderit çdokujt që qëndroi pranë nesh në këtë rrugëtim dhe festoi me ne këtë arritje.

GreenHouse Team

Urime Kurban BajraminNë këtë ditë të bekuar, ju urojmë paqe, shëndet, harmoni dhe begati në familjet tuaja.Le të jetë ky...
27/05/2026

Urime Kurban Bajramin

Në këtë ditë të bekuar, ju urojmë paqe, shëndet, harmoni dhe begati në familjet tuaja.

Le të jetë ky Bajram një kujtesë për mirësinë, solidaritetin dhe kujdesin ndaj njëri-tjetrit.

Me respekt,
GreenHouse

26/05/2026

Nje copëz nga dokumentari i rrugëtimit te Greenhouse💪

22/05/2026

Ky nuk është fundi, është vetem fillim i një projekti më te madhë!

Dje, në Zahaq të Pejës, inauguruam fabrikën e re të Greenhouse SHPK.Ishte një ditë e rëndësishme për kompaninë tonë, për...
22/05/2026

Dje, në Zahaq të Pejës, inauguruam fabrikën e re të Greenhouse SHPK.

Ishte një ditë e rëndësishme për kompaninë tonë, për ekipin tonë, për familjet tona dhe për të gjithë njerëzit që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi më shumë se dhjetëvjeçar.

Para inaugurimit, patëm nderin të presim në vizita të ndara Ministren e MINT, znj. Mimoza Kusari Lila, dhe Ministren e Planifikimit Hapësinor dhe Ambientit, znj. Fitore Pacolli Dalipi.

Për shkak të angazhimeve zyrtare, ato nuk patën mundësi të jenë pjesë e ceremonisë së inaugurimit, por na nderuan me vizitat e tyre paraprake dhe me interesimin e treguar për punën, investimin dhe zhvillimin e kompanisë sonë.

I falënderojmë sinqerisht për respektin dhe mbështetjen.

Në ceremoninë e inaugurimit na nderuan me praninë e tyre Kryetari i Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, Gjenerali Ramush Haradinaj, Ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, z. Eric Dietz, përfaqësues institucionalë, përfaqësues ndërkombëtarë, partnerë, klientë, furnitorë, bashkëpunëtorë, miq, familjarë dhe punëtorë të kompanisë sonë.

Faleminderit të gjithëve që ish*t pjesë e kësaj dite.

Fabrika e re ka rreth 12,000 m² hapësirë prodhuese dhe kapacitet vjetor rreth 60,000 m², që korrespondon afërsisht me një shtëpi në ditë.

Si pjesë e investimit, kemi realizuar edhe sistemin e energjisë solare me kapacitet rreth 400 kW, me synimin që prodhimi ynë të jetë më efikas, më i qëndrueshëm dhe më i përgjegjshëm për të ardhmen.

Ky investim nuk është vetëm zgjerim i kapaciteteve prodhuese.

Është investim në njerëz.
Në vende pune.
Në teknologji.
Në eksport.
Në standard.
Dhe në besimin se edhe nga Kosova mund të ndërtohen produkte cilësore për tregjet evropiane.

Një falënderim i veçantë shkon për klientët dhe partnerët tanë nga jashtë vendit, të cilët udhëtuan enkas për të qenë pjesë e inaugurimit. Prania dhe besimi juaj kanë vlerë të madhe për ne.

Faleminderit furnitorëve dhe bashkëpunëtorëve tanë, që kanë qenë pjesë e rëndësishme e rritjes sonë ndër vite.

Faleminderit punëtorëve tanë. Kjo fabrikë merr kuptim vetëm përmes punës, përkushtimit dhe përgjegjësisë suaj.

Faleminderit familjeve tona për mbështetjen, durimin dhe sakrificën gjatë këtij rrugëtimi.

Për ne, kjo ditë nuk është fundi i një projekti.

Është fillimi i një faze të re.

Greenhouse SHPK do të vazhdojë të punojë me përkushtim për cilësi, eksport, vende pune dhe zhvillim afatgjatë.

Faleminderit të gjithëve që na nderuat dhe që ish*t pjesë e kësaj dite të veçantë.

18/05/2026

Almost done😎

24/04/2026

Built in Kosova, delivered in Biasca-Switzerland 😎

20/04/2026

Built in Kosova, delivered in Biasca-Switzerland 😎

18/04/2026

Address

Zona Industriale, Zahaq
Peja
30000

Opening Hours

Monday 07:00 - 16:00
Tuesday 07:00 - 16:00
Wednesday 07:00 - 16:00
Thursday 07:00 - 16:00
Friday 07:00 - 16:00

Telephone

+38344248737

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Greenhouse SH.P.K posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Greenhouse SH.P.K:

Share