10/10/2026
VPD DRILL – Një standard i ri në inxhinieri, projektim dhe prodhim!
Me sistemin e ri të VPD DRILL, çdo projekt trajtohet me saktësi teknike, llogaritje të detajuara dhe planifikim të plotë, nga fillimi i punës deri në përfundimin e saj.
SHPIMI I PUSEVE DHE ANALIZA GJEOLOGJIKE
✅ Prerja gjeologjike dhe kolona litologjike e pusit
✅ Përcaktimi i shtresave nëntokësore dhe thellësive të tyre
✅ Dimensionimi i pompës dhe llogaritja e prurjeve
✅ Përllogaritja e materialeve dhe parametrave teknikë
ANKERIMI DHE KONSTRUKSIONET E PILOTAVE
✅ Projektimi dhe llogaritja teknike e sistemeve të ankerimit
✅ Përcaktimi i gjatësisë së ankorimit, zonave të injektimit dhe pjesëve izoluese
✅ Planifikimi i konstruksioneve të pilotave dhe parametrave të tyre
✅ Llogaritjet e dimensioneve, peshës, fortësisë dhe kërkesave teknike të konstruksioneve
PRODHIMI I ELEMENTEVE TË BETONIT
Muri L, gypat e betonit, pllakat dhe elementet e tjera prodhohen duke u bazuar në dimensione të përcaktuara, llogaritje teknike dhe standarde të cilësisë.
Qëllimi ynë është të ndërthurim teknologjinë, inxhinierinë dhe përvojën praktike, për të ofruar zgjidhje të sakta, produkte të qëndrueshme dhe punë profesionale.
VPD DRILL – Nga llogaritja te realizimi. Saktësi në çdo detaj!
🌐 www.vpddrill.com