16/10/2026
📢 Shpallje Pune – Ndihmës Teknik HVAC
Eco Vent Kosovë, partner zyrtar i brendit nr. 1 në botë DAIKIN dhe lider në tregun e HVAC, shpall konkurs pune për:
Pozita: Ndihmës Teknik HVAC
Kontrata: Me kohë të plotë
Vendndodhja: Prishtinë, Kosovë
✅ Përgjegjësitë dhe detyrat:
Asistimi i ekipit teknik në instalimin e sistemeve HVAC (ngrohje, ventilim dhe klimatizim).
Ndihma gjatë mirëmbajtjes dhe kontrollit të rregullt të pajisjeve.
Asistimi në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike.
Mbështetja gjatë testimit dhe startimit të sistemeve HVAC.
Përgatitja dhe përdorimi i veglave dhe materialeve të nevojshme për punë.
Bashkëpunimi me ekipin teknik dhe respektimi i standardeve të sigurisë dhe cilësisë.
🎓 Kualifikimet e kërkuara:
Përvojë paraprake në fushën HVAC është përparësi, por jo e domosdoshme.
Njohuri bazë në elektrikë dhe mekanikë përbëjnë përparësi.
Aftësi për të punuar në ekip dhe në terren.
Gatishmëri për të mësuar dhe për t'u zhvilluar profesionalisht.
Shkathtësi në përdorimin e veglave të punës.
Gatishmëri për punë në kushte dinamike dhe respektim të afateve.
Përparësi kanë kandidatët me patentë shoferi.
📩 Procesi i aplikimit:
Në subjektin e e-mailit duhet të shënohet pozita për të cilën aplikoni: Ndihmës Teknik HVAC.
👉 Dërgo CV-në tënde në:
📧 [email protected]
Bashkohu me ekipin e Eco Vent Kosovë dhe ndërto karrierën tënde në fushën e HVAC! 🌬️