15/09/2026
KONKURS PUNE – ARKITEKT/E
Kompania jonë shpall konkurs për pozitën Arkitekt/e, i/e cili/a do të angazhohet kryesisht në përcjelljen dhe koordinimin e punëve finale të projekteve ndërtimore, si dhe në komunikimin me klientë dhe punët administrative që lidhen me projektet.
Përgjegjësitë:
Përcjellja dhe koordinimi i punëve finale në objekt;
Kontrollimi i realizimit të punimeve në përputhje me projektin dhe kërkesat e përcaktuara;
Bashkëpunimi dhe koordinimi me ekipet e punës, kontraktorët dhe furnitorët;
Komunikimi me klientët, prezantimi i projekteve dhe ofrimi i informatave lidhur me banesat dhe hapësirat në dispozicion;
Mbështetja e ekipit në procesin e sh*tjes dhe komunikimin me klientët potencialë;
Përgatitja dhe administrimi i dokumentacionit, ofertave dhe evidencave të projekteve;
Përcjellja e kërkesave të klientëve lidhur me ndryshimet dhe punët finale;
Kryerja e detyrave të tjera profesionale dhe administrative sipas nevojave të kompanisë.
Kërkesat:
Diplomë Bachelor në Arkitekturë;
Njohuri bazë të programeve profesionale të arkitekturës;
Aftësi të mira komunikuese dhe prezantuese;
Aftësi organizative dhe korrektësi në punë;
Gatishmëri për të punuar si në zyrë ashtu edhe në terren;
Vullnet dhe aftësi për të mësuar dhe për t'u zhvilluar profesionalisht;
Aftësi për të punuar me klientë dhe në ekip;
Përvoja paraprake është përparësi, por nuk është kusht.
Kërkojmë një person dinamik, komunikues dhe të përgjegjshëm, me dëshirë për të mësuar dhe për t'u angazhuar në fusha të ndryshme të punës, nga arkitektura dhe realizimi i projektit deri te komunikimi me klientët dhe administrimi.