Federata Sindikale e Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë

Federata Sindikale e Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Federata Sindikale e Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë, Yzberisht.

31/07/2020

FSPISH URON:
Gezuar festen e Kurban Bajramit!
Paqja, harmonia dhe dashuria mbizoterofshin ne familjet tuaja.

Me date 27. 05. 2020 u nenshkrua Amendamenti i Kontrates Kolektive te Punes me kompanine Albchrome sh.p.k per punonjesit...
30/05/2020

Me date 27. 05. 2020 u nenshkrua Amendamenti i Kontrates Kolektive te Punes me kompanine Albchrome sh.p.k per punonjesit e Minieres se Kromit Bulqize.
Amendimi i kesaj kontrate kolektive, ku pervec benefiteve te padiskutueshme progresive, finalizoi rritjen e pages per te gjithe punonjesit e minieres.
Efektet ekonomike te rritjes se pages dhe rrjedhimisht te kesaj kontrate, hyjne ne fuqi qysh prej dates 01.05.2020.

Se bashku per nje te ardhme te sigurte ne pune!
fspish # dinjitet
FSPISH MAJ 2020

23/05/2020

FSPISH uron te gjithe besimtaret muslimane " Gezuar Bajramin"!
Paqja dhe begatia e Zotit qofte me ju dhe familjet tuaja...

Me dhimbje te thelle njoftojme per humbjen e papritur te shokut, mikut, sindikalistit tone te nderuar z. Luan Mara.Luani...
04/05/2020

Me dhimbje te thelle njoftojme per humbjen e papritur te shokut, mikut, sindikalistit tone te nderuar z. Luan Mara.
Luani ishte i zgjedhur ne strukturat e FSPISH-s ku dhe mbrojti me dinjitet per vite me rradhe interesat e te gjithe kolegeve te tij ne Kompanine OSHEE. Puna dhe kontributi i tij sindikalist e bejne Luanin te paharruar per FSPISH -n dhe shoket e tij.
FSPISH dhe te gjithe anetaret e saj shprehin ngushellimet me te sinqerta familjes per humbjen e njeriut te tyre te dashur.
U prehsh ne paqe miku yne i paharruar!
FSPISH 2020

1 Maj-"DITA NDERKOMBETARE E PUNETOREVE".Sot ne gjendemi ne kohe jo te zakonshme per shkak te pandemise, por kjo aspak nu...
01/05/2020

1 Maj-"DITA NDERKOMBETARE E PUNETOREVE".

Sot ne gjendemi ne kohe jo te zakonshme per shkak te pandemise, por kjo aspak nuk na pengon te vazhdojme te ngrejme zerin per te kerkuar ate qe na takon. " DINJITETIN E PUNETORISE".
Per nje te ardhme te sigurte ne pune, paga dhe pensione dinjitoze per nje jete sa me dinjitoze, kushte te sigurta pune, politika sociale gjithperfshirese, jane jehona e kesaj dite nder vite.
Ne kemi qene, jemi dhe do te jemi krah per krah cdo dite te vitit, aty ku cdo punonjes punon, per t'ju dhene mbrojtje, siguri dhe dinjitet ne pune. Jemi mbi cdo podium per ta ngritur zerin kunder padrejtesive dhe do te vazhdojme te jemi bashke me ju per nje te ardhme te sigurte ne pune.
FSPISH # DINJITET
1 MAJ 2020

25/04/2020

FSPISH njofton📃 te gjithe punonjesit e minieres se Albchromit, Bulqize, qe duke filluar nga data 1 Maj 2020 do te behet rritja e pages per te gjithe punonjesit e kesaj miniere.
➡️Ky lajm, vjen pikerisht ne kete kohe krize, per shkak te pandemise se Covid-19, por eshte nje fakt i forte qe tregon qe FSPISH gjithmone me anetaret e saj dhe per ta.
➡️Gjate gjithe kesaj kohe jane bere bisedime te ndryshme midis kompanise dhe sindikates duke filluar qysh nga masat e marra per sigurimin e shendetit te punonjesve 🌡🧼ne kohen e pandemise dhe zbatimin e tyre me rigorozitet prej te gjithe punonjesve te minieres se Kromit, Bulqize, e deri tek rritja e pages si nje pike te panegociushme me tej.
📌Vlen per te theksuar se kompania Albkrome deri me tani eshte nje nga kompanite me serioze dhe si nje kerkese e sindikates qysh ne fillimet e kesaj kompanie, per te bere investime ne kete miniere, jane bere investime miliona dollareshe 💲, gje e cila sot eshte shprese per te ardhmen e jo vetem punonjesve te kesaj miniere, por per te gjithe banoret e Bulqizes🏤 dhe ekonomise se saj🏦.
📌Kjo rritje ka nje efekt vjetor gati 68000000 leke per kompanine, duke sjelle ne vemendje dhe gjendjen e pandemise globale🌍, ku bota eshte ne izolim total dhe jemi te vetedijshem qe dhe bizneset jane te mbyllura, nuk ka as blerje as sh*tje.
📌Pra kemi nje paqartesi ne shkalle vendi e boteror. Kemi shume vende pune qe po mbyllen per shkak te pandemise dhe shume firma po falimentojne, shume punonjes po paguhen me pagen e luftes pasi biznesi eshte mbyllur e shume e shume peripeci te tjera qe po perballen bizneset jo vetem ne Shqiperi, por ne te gjithe Globin.
📌Ne jemi koshiente qe kjo gje do te kete pasoja te medha ne ekonomi dhe ne vazhdimesine e bizneseve dhe rimekembjen e tyre, por kjo nuk na ka stepur per te kerkuar ate qe u kishim premtuar punonjesve te minieres Bulqize.
➡️Rritjen e pages per te gjithe punonjesit.
➡️Kjo rritje do te jete ne shkallen e 13% per punonjesit e thellesise dhe qafes se buallit dhe ne shkallen 10 % per te gjithe punonjesit e tjere pa perjashtim.
🔹️FSPISH u eshte mirenjohese per besimin e palekundur te gjithe anetareve te saj ne minieren e kromit, Bulqize, pasi vetem besimi dhe bashkimi bejne te mundur arritje te tilla te medha.
🔹️ Gjithashtu falenderon punen e perkushtuar te Keshillit Sindikal te FSPISH-s ne minieren e kromit, Bulqize, qe gjithmone eshte i palodhur dhe shume kerkues ne mbrojtjen e te drejtave dhe te interesave te punonjesve te minieres.

FSPISH

FSPISH eshte gjithmone vigjilente per anetaret e saj.Po vijojme te paraqesim rreth masave te ndermarra nga kompanite ku ...
21/04/2020

FSPISH eshte gjithmone vigjilente per anetaret e saj.
Po vijojme te paraqesim rreth masave te ndermarra nga kompanite ku FSPISH ka kontrata Kolektive, duke theksuar qe siguria dhe shendeti i cdo punonjesi eshte primare ne misionin tone sindikal.
FSPISH ka ndjekur me shume pergjegjesi masat qe duhen te respektohen ne kohen e pandemise, dhe me poshte po vijojme me nje tjeter sektor, ku me pare postuam masat e marra ne sektorin metalurgjik, tani po ju paraqesim ate minerar.
Në miniren e kromit Bulqize janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar Covid 19 dhe krijimin e nje ambjenti sa me te sigurte pune per shendetin dhe sigurine e te gjithe punonjesve te minieres, Bulqize.
Siç shihet edhe në foto çdo tre ditë bëhet disinfektimi i të gjitha ambjenteve duke filluar nga hyrja në ambjentet e minierës , garderoba e punëtorëve, zyrat e administratës, ambjentet e transportit të jashtëm, e deri te ashensorët ku bëhet ulja e punonjësve në minierë .
Gjithashtu disinfektohen të gjithë mjetet e transportit qe sjellin punonjësit në minierë.
Gjithashtu janë marrë të gjitha masat që në çdo fillim turni matet temperatura nga infermieri i kompanisë dhe është prezent edhe mjeku i kompanisë në çdo fillim dhe mbarim turni në hyrje të minierës.
Dhe falë këtyre masave puna vazhdon në mënyrë të rregullt.
Gjithashtu ne si këshill sindikal kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë me drejtuesit e kompanisë ku jane pergjigjur me shume perpikmeri cdo lloj rregulli dhe norme te nxjerre nga qeveria shqiptare per pandemine dhe zbatimin me rigorozitet dhe seriozitet te cdo lloj mase te kerkuar nga institucionet perkatese shteterore dhe sindikata.
Gjithashtu çdo ditë në orën 7 të mëngjesit të gjithë sektorët furnizohen me maska dhe doreza për të gjithë punonjësit dhe në çdo zyrë ka dezinfektues për të dezinfektuar duart.
Frikë Jo, Kujdes Po!
KSSH

Address

Yzberisht

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Federata Sindikale e Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share