Vega Solar

Vega Solar VEGA Solar është kompani lider në fushën e energjive të rinovueshme në Shqipëri dhe më tej. Të gjitha produktet vijnë me një garanci shumëvjeçare. Ofrojmë:

1.
(1)

Me disa vite përvojë në projektimin dhe zbatimin e sistemeve fotovoltaike, ne sjellim zgjidhje të avancuara në treg për të përmbushur kërkesat e klientëve tanë. Vega Solar është një kompani gjermano-shqiptare, që operon në fushën e energjisë së rinovueshme, e përqëndruar në sektorin e paneleve fotovoltaike. Kompania ofron një gamë të gjerë produktesh cilësore të firmave të mirënjohura gjermane, au

striake, italiane dhe zviceriane si: Luxor, Fronius, SMA, K2 Systems e shumë emra të tjerë me rëndësi. Panele fotovoltaike shërbejne për të prodhuar energji elektrike me anë të diellit. Kemi tre lloj impiante fotovoltaike:

1. Impiante fotovoltaike On Grid
Janë impiante fotovoltaike të lidhura me rrjetin e energjisë elektrike.

2. Impiante fotovoltaike Hibrid
Janë impiante fotovoltaike të lidhura me rrjetin e energjisë elektrike, por janë të pajisura dhe me bateri. Ky lloj impianti fotovoltaik përdoret në rastet kur shtëpia apo biznesi ka ndërprerje të energjisë elektrike.

3. Impiante fotovoltaike Off Grid
Janë impiante fotovoltaike të lidhura të shkëputura nga rrjeti i energjisë elektrike. Këto lloj impiante fotovoltaike instalohen në zona pa rrjet elektrik, pra zona që kanë mungesë totale të rrjetit. Konsulencë Teknike
Vega Solar ofron një shërbim konsulencë FALAS për çdo individ apo biznes i cili është i interesuar të instalojë një impiant fotovoltaik. Për këtë shërbim Vega Solar ka vendosur në dispozicionin tuaj një inxhinier gjerman i cili do të llogarisë impiantin fotovoltaik më të përshtatshëm për ju apo biznesin tuaj.

2. Konsulencë Financiare
Një impiant fotovoltaik duhet të ketë një kthim investimi sa më të shpejtë. Vega Solar ju ofron një analizë të detajuar financiare të investimit tuaj dhe ju ndihmon të bëni zgjedhjen e duhur.

3. Instalim
Vega Solar ka formuar një grup pune profesional të përbërë nga elektriçistë dhe instalatorë me përvojë të cilët janë trajnuar në montimin e strukturave metalike dhe instalimin e paneleve fotovoltaike.

4. Konfigurim
Një pjesë e rëndësishme e projektit është edhe konfigurimi i impiantit fotovoltaik sipas parametrave të duhur. Inxhinierët e Vega Solar janë të çertifikuar për këtë shërbim nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të inverterave.

5. Garanci për sistemin tuaj
Vega Solar kryen çdo instalim të paneleve fotovoltaike me përgjegjësi dhe seriozitet të plotë. Për t’ju ofruar një shërbim sa më optimal çdo instalim i grupit të punës mbikqyret dhe nga inxhinierë gjermanë ose austriakë. Vega Solar ju përgjigjet në çdo kohë për çdo problem që mund të ketë sistemi juaj.

6. Pastrim profesional
Vega Solar kryen pastrime profesionale të paneleve fotovoltaike me pajisje të specializuara për këtë funksion, të cilat nuk e dëmtojnë xhamin e paneleve diellore.

7.Kontroll teknik
Kontrolle teknike të impianteve fotovoltaike të cilat përfshijnë kontrollin e lidhjes së kabujve, kontroll të paneleve diellore fotovoltaike me dron me kamera termike për probleme të mundshme dhe inspektim të inverterit për probleme të mundshme. Kontaktoni në çdo kohë në numrin e telefonit: +355 69 20 21 115

Inxhinieri, eficiencë dhe precizion! ⚡☀️Prezantojmë projektin tonë më të ri fotovoltaik me fuqi të instaluar 8.37 MWp!📐 ...
29/08/2026

Inxhinieri, eficiencë dhe precizion! ⚡☀️

Prezantojmë projektin tonë më të ri fotovoltaik me fuqi të instaluar 8.37 MWp!

📐 11,786 Panele Luxor 710W (N-Type TOPCon Bifacial)
⚡ 21 Invertera Sungrow 350 kW
🔌 3 Transformatorë 2750 kVA
☀️ Prodhimi i parashikuar: ~12.18 GWh / vit

Teknologji e fjalës së fundit për eficiencë maksimale dhe energji të pastër! 🌿🔋

Nga vizioni në realitet! 🚀☀️Një tjetër projekt madhor merr jetë! Me një fuqi të instaluar prej 8.37 MWp, ky park fotovol...
28/08/2026

Nga vizioni në realitet! 🚀☀️

Një tjetër projekt madhor merr jetë! Me një fuqi të instaluar prej 8.37 MWp, ky park fotovoltaik do të gjenerojë mbi 12.1 Milion kWh energji të pastër çdo vit.

Shifrat pas këtij projekti:
🔹 11,786 panele ultra-eficiente Luxor 710W Bifacial
🔹 21 invertera inteligjentë Sungrow 350 kW
🔹 3 transformatorë fuqie 2750 kVA

Teknologji e fjalës së fundit për eficiencë maksimale dhe një të ardhme më të gjelbër! 🌿⚡

Edhe një hap më afër tranzicionit energjetik dhe fuqizimit të energjisë së gjelbër! ⚡🌱Me kënaqësi prezantojmë projektin ...
27/08/2026

Edhe një hap më afër tranzicionit energjetik dhe fuqizimit të energjisë së gjelbër! ⚡🌱

Me kënaqësi prezantojmë projektin tonë më të fundit fotovoltaik me fuqi të instaluar 8.37 MWp, një investim me standardet më të larta teknike në industrinë diellore:

Specifikimet Teknike të Projektit:
🔹 Fuqia e instaluar: 8,368.06 kWp
🔹 Teknologjia e paneleve: 11,786 panele Luxor Mono Eco Line N-Type TOPCon Glass-Glass Bifacial
🔹 Inverterat: 21 invertera Sungrow
☀️ Prodhimi i parashikuar vjetor: ~12,183,900 kWh / vit (1456 kWh/kWp/Vit)

Teknologjia Bifacial TOPCon siguron eficiencë maksimale të absorbimit të dritës nga të dyja anët e panelit, ndërsa inverterat e gjeneratës së fundit Sungrow garantojnë performancë të lartë dhe monitorim preciz në çdo moment.

Së bashku drejt një të ardhmeje më të pastër dhe të qëndrueshme! 🌍🔋

Vau i Dejës, bëhet gati për energjinë e së ardhmes! ☀Një projekt i ri diellor është drejt fazave finale. Ne mezi po pres...
21/08/2026

Vau i Dejës, bëhet gati për energjinë e së ardhmes! ☀

Një projekt i ri diellor është drejt fazave finale. Ne mezi po presim të ndajmë me ju rezultatin përfundimtar të këtij instalimi.

Më shumë detaje vijnë së shpejti...

Powering a greener future. 🌍⚡️
14/08/2026

Powering a greener future. 🌍⚡️

☀️ Fuqizojmë industrinë me energji të pastër!Jemi krenarë për këtë projekt të rëndësishëm industrial të përfunduar me su...
13/08/2026

☀️ Fuqizojmë industrinë me energji të pastër!

Jemi krenarë për këtë projekt të rëndësishëm industrial të përfunduar me sukses në bashkëpunim me Alb Techplast. Ky investim madhor në sistemet fotovoltaike shënon një hap të rëndësishëm drejt prodhimit të qëndrueshëm, optimizimit të kostove dhe mbrojtjes së mjedisit.

Energjia e pastër nuk është më e ardhmja është e tashmja e çdo biznesi të suksesshëm! ☀️🔋 Kalimi në sisteme diellore do ...
06/08/2026

Energjia e pastër nuk është më e ardhmja është e tashmja e çdo biznesi të suksesshëm! ☀️🔋
Kalimi në sisteme diellore do të thotë 3 gjëra për industrinë: kosto më të ulëta, efikasitet i lartë dhe zero ndotje. Zgjidhni të fuqizoni operacionet tuaja me energjinë që nuk shteron kurrë.

Energji e pastër, e qëndrueshme dhe 100% miqësore me mjedisin. ☀️🌿Çdo projekt fotovoltaik është një hap drejt një të ard...
25/07/2026

Energji e pastër, e qëndrueshme dhe 100% miqësore me mjedisin. ☀️🌿

Çdo projekt fotovoltaik është një hap drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme. Me energjinë diellore, biznesi juaj jo vetëm që redukton kostot e energjisë, por kontribuon edhe në mbrojtjen e mjedisit duke zgjedhur një burim të pastër dhe të rinovueshëm.

Investoni në një zgjidhje që prodhon vlerë për vite me radhë.

Golden Foods vazhdon rrugëtimin drejt modelit si një biznes plotësisht ekologjik. Me instalimin e ri prej 208.44 kWp nga...
24/07/2026

Golden Foods vazhdon rrugëtimin drejt modelit si një biznes plotësisht ekologjik. Me instalimin e ri prej 208.44 kWp nga VEGA Solar, biznesi siguron që zhvillimi i tij të ecë krah për krah me uljen e emetimeve të karbonit dhe mbrojtjen e natyrës.

💬 Zbuloni përfitimet e energjisë diellore për sipërmarrjen tuaj.
Na kontaktoni!
📞 060 2021 115

Energjia diellore është një mënyrë për të marrë kontroll mbi kostot e biznesit. Projekti i Golden Foods, me një kapacite...
22/07/2026

Energjia diellore është një mënyrë për të marrë kontroll mbi kostot e biznesit. Projekti i Golden Foods, me një kapacitet total prej 311.34 kWp, siguron energji të pastër, ul ndjeshëm kostot operative dhe mbështet zhvillimin e qëndrueshëm të kompanisë. Me VEGA Solar, investimi juaj vazhdon të prodhojë vlerë çdo ditë.

Address

Prestige Industrial Park, Njësia A 07, Rruga Dytësore Tiranë-Vorë Km 14, Vorë
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Vega Solar posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Vega Solar:

Share