Me fokus dizajnin e hapsirave të gjelbërta dhe projektimin e qëndrueshëm, studio jonë ofron zgjidhje inovative për një të ardhme më të mirë. Stafi i përbërë nga arkitektë, inxhinierë ndertimi dhe arkitektë peisazhi me përvojë ndërkombëtare dhe eksperiencë pune prej vitit 2009, bashkëpunon për të gjeneruar idetë dhe zgjidhjet më të mira projektuese. Inspirimi ynë vjen prej natyres, e cila na orien
tion në projektimin e qëndrushëm inteligjent, si nevojë e pashmangshme e së ardhmes. Ne arrijmë të përfshijme dizajnin ekologjik në nje varietet shkalle dhe tipologji projektesh, duke filluar nga planifikimi urban deri në projektim interieri. Planifikimi i hapësirave publike është një pjesë e rendesishme e punës sonë. Këto përfshijnë rinovimin dhe ri-dizenjimin e qendrave të qytetit, si dhe planifikimin e shesheve, lulishteve dhe parqeve. Konteksti urban gjithashtu është pjese integrale e projekteve tona për shkak të rëndësisë së tij. Projektet karakterizohen nga një shkallë e lartë individualiteti dhe pershtatmerie me vendin, stilin dhe kulturën e zonës së projektimit. Marrja pjese ne konkurse është një pjesë thelbësore e punës sonë dhe shërben si frymëzim i vazhdueshëm për zhvillimin e studios sonë.