I.XH.E.M sh.p.k është një kompani lider në Shqipëri e specializuar në projektimin, prodhimin dhe ndërtimin e objekteve parafabrikat prej betoni dhe elementëve të paranderur, duke ofruar zgjidhje moderne, efikase dhe të qëndrueshme për sektorin industrial. I.XH.E.M Parafabrikat është krijuar në vitin 2008 dhe është rezultat i eksperiencës shumë vjeçare të themeluesve të saj në kompanitë më në zë të prodhimit parafabrikat në Itali. I.XH.E.M Parafabrikat është lider në këtë sektor përsa i përket llojshmërisë së elementeve që prodhon dhe në përdorimin e teknologjisë së paranderjes e cila lejon zhvillimin e projekteve përtej limiteve të hasura nga ndërtimi civil në tregun shqiptar. Kompania I.XH.E.M Parafabrikat ka një eksperiencë shumëvjeçare në treg me dhjetëra objekte të ndërtuara e me një sipërfaqe totale mbi 100'000 m2, duke treguar një qasje serioze në çdo sipërmarrje pavarësisht nga tipologjia apo përmasat e objektit. Gjatë këtyre viteve, I.XH.E.M me profesionalizmin e treguar ka arritur të përfundojë një gamë të gjerë projektesh në përputhje të plotë me kërkesat e klientit në lidhje me cilësinë e punimeve, kohën e realizimit dhe buxhetin e përcaktuar.