11/09/2026
🎨 Kam diçka të bukur për të ndarë me ju!
Kam hapur atelienë time personale në Prishtinë dhe një nga gjërat e para që do të filloj është Kursi i Artit Figurativ për fëmijë, të rinj dhe pse jo, edhe për të rritur. 🖌️❤️
Do të punojmë me vizatim, pikturë, murale dhe teknika të ndryshme të artit figurativ, duke i dhënë secilit mundësinë të zhvillojë kreativitetin dhe stilin e tij.
Përveç kursit, në atelie mund të vini edhe për të parë punimet e mia, të porosisni një pikturë, mural, projekt apo ndonjë ide tjetër që e keni në mendje. 🎨
Ose thjesht hajdeni për një kafe… ☕😄
Dera është e hapur! Nëse nuk është, më thirrni në telefon :P
📍 NI ART STUDIO – Prishtinë
Bregu i Diellit, rr. Xheladin Hana, (rreth 50 m nga SHFMU “ILIRIA”)
🖌️ Kursi fillon:
E martë, 15.09.2026 | Ora 15:00 | Tel: 046 82 82 66
Ju mirëpres në atelie!
Naim Idrizi