Vlora international Airport

Vlora international Airport Vlora International Airport shume shpejt do te jete porta me e madhe hyrse e Shqiperise.

09/08/2026

Behgjet Pacolli i ka bërë thirrje SPAK-ut që të nisë një hetim të plotë, të pavarur dhe gjithëpërfshirës për çështjen e Vlora international Airport, duke kërkuar që të zbardhen të gjitha veprimet dhe mosveprimet që, kanë penguar projektin dhe kanë cenuar të drejtat e MABCO-s ! you EUROCONTROL

06/08/2026

Të dashur miq të Vlora international Airport

Ju informojmë se çështja tashmë po kalon në arbitrazhin ndërkombëtar. Kjo është një situatë që nuk ishte e dëshiruar nga z. Behgjet Pacolli, i cili, sipas qëndrimit të tij publik, bëri të gjitha përpjekjet për ta zgjidhur mosmarrëveshjen pa arbitrazh, me qëllim që punimet të përfundonin sa më shpejt dhe aeroporti të niste operimin per qytetin e Vlores dhe gjithe Shqiperise in ゚ #

Për hir të DREJTËSISË!VIA- VlorëNë shtesë të ketij teksti  gjeni edhe pikat kyqe të konkluzioneve të Vendimit të Gjylate...
26/06/2026

Për hir të DREJTËSISË!

VIA- Vlorë

Në shtesë të ketij teksti gjeni edhe pikat kyqe të konkluzioneve të Vendimit të Gjylates së Lartë!

Ju lutem lexoni!

Të dashur miq!

Vendimi i Gjykatës së Lartë nuk përbën vetëm korrigjimin e Vendimeve të gabuara gjyqësore të gjyqëtarëve që murën ata; ai evidenton se, për muaj të tërë, një projekt strategjik kombëtar u mbajt peng nga “masa të sigurimit” që u shpallën të paligjshme dhe nga mosveprimi i institucionit që ligji e ngarkon me detyrimin për të mbrojtur kontratën koncesionare dhe interesin publik. Pasojat ishin të rënda: u paralizua administrimi i shoqërisë koncesionare, u pengua zbatimi i kontratës, u shkaktuan dëme të konsiderueshme ekonomike dhe u cenua rëndë besimi i investitorëve në sigurinë juridike të Republikës së Shqipërisë.

Po aq domethënës është fakti se Gjykata e Lartë rrëzoi edhe pretendimet lidhur me të ashtuquajturën çështje “Delphos”, duke i cilësuar ato si të pabazuara në ligj. Kjo tregon se narrativa e ndërtuar për muaj të tërë nga “2A Group”, e mbështetur nga vendime gjyqësore që më pas u shpallën të paligjshme dhe e përsëritur edhe nga disa zyrtarë apo struktura të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, rezultoi e pambështetur në të drejtë. Gjykata e Lartë i dha përgjigje përfundimtare edhe këtij pretendimi, duke rrëzuar një nga argumentet kryesore mbi të cilin ishte ndërtuar fushata kundër MABCO-s.

Kur Gjykata e Lartë konstaton se masat ishin të paligjshme dhe se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kishte jo vetëm të drejtën, por edhe detyrimin të ndërhynte për mbrojtjen e koncesionit, lind detyrimi që të HETOHËN me SERIOZITET përgjegjësitë individuale dhe institucionale për veprimet dhe mosveprimet që sollën këtë situatë. Sundimi i ligjit nuk rivendoset vetëm duke shfuqizuar një vendim të paligjshëm; ai rivendoset kur çdo person që, me veprim ose mosveprim, ka shkaktuar pasoja të tilla, mban përgjegjësi sipas ligjit. Vetëm në këtë mënyrë rikthehet besimi i qytetarëve dhe i investitorëve tek drejtësia dhe tek shteti i së drejtës.
Andaj edhe njëherë FTOJMË SPAK.un të vazhdoj HETIMIN e thell që të identifikohen të gjitha veprimet dhe mosveprimet e secilit person përgjegjës, e në veçanti të atyre që e orkestruan, e urdhëruan dhe e ekzekutuan këtë skandal të rëndë, i cili dëmtoi rëndë imazhin dhe dinjitetin e familjes sime, cenoi të drejtën tonë kushtetuese për t’u mbrojtur nga veprimet e paligjshme, kufizoi lirinë tonë të lëvizjes, na mohoi të drejtën për të punuar dhe cenoi të drejtën tonë të pronës dhe ushtrimin e ligjshëm të saj. Publikishtë, nepër televizione na kanë kercnuar se “do të shkojmë ne burg”, pra nuk mund të kaloj e gjithë kjo në heshtje.

Edhe sot, ndërsa flasim, në Aeroportin e Vlorës grupe që veprojnë jashtë çdo baze ligjore vazhdojnë të mbajnë të bllokuara rrugët publike dhe hyrjet në kantier, në prani të forcave të Policisë së Shtetit. Kjo situatë e papranueshme kërkon reagim të menjëhershëm dhe rivendosjen e plotë të ligjshmërisë.

23/06/2026

Kjo kryevepër që shihni sot është ndërtuar nga kompania Mabco Construction e z. Behgjet Pacolli, i cili është gjithashtu aksioneri kryesor i Vlora International Airport (VIA), me 98% të aksioneve.

Ky aeroport është ndërtuar për Shqipërinë, për shqiptarët dhe për turistët nga e gjithë bota. Për këtë arsye, bllokimi i hyrjes së aeroportit me kamionë dhe pengimi i aksesit të aksionerit kryesor, i cili ka investuar mund, djersë dhe kapital në këtë projekt madhor, është një veprim i papranueshëm.

Gjithashtu, Gjykata e Lartë i ka njohur Mabco Construction të drejtat e plota mbi vendimmarrjen dhe administrimin e aeroportit. Si rrjedhojë, të gjithë punonjësit e sigurisë dhe strukturat përgjegjëse janë të detyruara të respektojnë dhe zbatojnë vendimet e formës së prerë të Gjykatës së Lartë !
@

22/06/2026

Ndiqni intervistën e zotit Selim Pacolli ku ai flet për zhvillimet e fundit dhe situatën në Aeroportin e Vlorës!

21/06/2026

AEROPORTI I VLORES ❤️ BBehgjet Pacolli
Nesër, MABCO, së bashku me mbi 200 specialistë të nënkontraktorëve të saj, do të rifillojë punimet në kantierin e Aeroportit të Vlorës. Ky veprim do të ndërmerret në përputhje të plotë me vendimin e Gjykatës së Lartë dhe me vendimin e Asamblesë së Aksionarëve të VIA-s. se dates 18/06/2026 si dhe në respekt të kërkesës së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) dhe qëndrimit të shprehur publikisht nga Kryeministri Edi Rama, se Aeroporti i Vlorës nuk duhet të bjerë pre e interesave të ngushta apo veprimeve të paligjshme të askujt, por të përfundojë sa më parë dhe të hapet për operim.
Pas një bllokade disamujore dhe përpjekjeve të personave që kanë vepruar në mënyrë të paligjshme, pa asnjë bazë ligjore dhe pa asnjë tagër, punimet u penguan në mënyrë të dhunshme. Këta persona, madje me mbështetjen e strukturave të Policisë së Shtetit, ndërprenë aktivitetin në kantier dhe sekuestruan në mënyrë arbitrare pajisje, mjete pune dhe makineri private në pronësi të nënkontraktorëve.😡

Rifillimi i punimeve shënon rikthimin e ligjshmërisë dhe respektimin e vendimeve të institucioneve juridike dhe atyre kompetente, duke i hapur rrugë vazhdimit dhe perfundimin të punimeve në një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore të vendit.

Mabco kerkon drejtesi, transparerce dhe legjitimitet dhe si gjithemon mbeshtetjen konstruktive te institucioneve dhe cdokujt ne menyre qe aeroporti te hapet sa ma shpejt!
Mabco e vetme ka investuar pune, profesionalizem dhe lek, të angazhuar mbi 310 miljon Euro!

Apeloj të gjithë atyrekushdo e kudo qofshin ata që, në mënyrë arbitrare, po tentojnë të pengojnë vënien në funksion të kësaj vepre madhore, të ndërtuar me përkushtim, profesionalizëm dhe krenari t’i rikthehen parimeve të legalitetit, shtetit të së drejtës dhe qytetërimit institucional, duke lejuar hapjen e aeroportit në përputhje me ligjin dhe interesin publik.

Nëse kanë pretendime të ndryshme, rruga e vetme legjitime është respektimi dhe pritja e vendimeve të organeve gjyqësore. Vendimet e gjykatave dhe hallkave të saj janë ligjore, të detyrueshme për zbatim dhe përbëjnë themelin mbi të cilin qëndron besimi te shteti i së drejtës.

Kjo vepër është një perlë infrastrukturore dhe një aset kombëtar. Shqipëria e meriton zhvillimin, progresin dhe respektimin e ligjit. Shqipëria e meriton hapjen e këtij aeroporti.”

Jetojm ne Shqiperi
14/06/2026

Jetojm ne Shqiperi

Address

Vlorë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Vlora international Airport posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share