Pik ark

Pik ark Inspiring Architecture and design platform

Lux project po zgjeron ekipin dhe me një inxhinier/e strukturiste.Kriteret për të aplikuar janë si mëposhtë :Të ketë njo...
14/08/2026

Lux project po zgjeron ekipin dhe me një inxhinier/e strukturiste.
Kriteret për të aplikuar janë si mëposhtë :

Të ketë njohuri shumë të mira të programeve: AutoCad dhe Armacad
Të ketë njohuri të Sap/ETABS.
Të jetë i/e përkushtuar si dhe të ketë aftësi për të punuar në skuadër dhe individualisht

Të interesuarit mundet të dërgojnë cv-ne e tyre në emailin :
[email protected]
Ose kontaktoni :+355692020420

Suksese!

Mbas gushtit vjen kthimi në punë dhe nëse kërkoni të ndryshoni punë atëhere ky njoftim është për ty :Lux project po kërk...
13/08/2026

Mbas gushtit vjen kthimi në punë dhe nëse kërkoni të ndryshoni punë atëhere ky njoftim është për ty :
Lux project po kërkon të punësojë një arkitekt/e .

Kërkesat janë :

Të jetë i/e diplomuar në arkitekturë.
Të ketë njohje dhe përdorim të mirë të i software-ve si : Revit dhe AutoCad.
Të jetë i/e përkushtuar si dhe të ketë aftësi për të punuar në skuadër dhe individualisht.

Të interesuarit të mbledhin punët më domethënëse dhe të rifreskojnë CV-në dhe ti nisin në adresën e emaili :

[email protected]
Ose kontaktoni :+355692020420

Suksese

Ps: Shkruani subject te emaili qe po aplikoni për punë,
Një parafgraf të shkurtër përshëndetes dhe prezantues, ( brenda në email, jo në subject)
Vini bashkëlidhur ( attachment) në pdf portfolion dhe cv-ne tuaj !
Mos kaloni 10 mb për dokument!

   është një  studio me shumë çmime ndërkombëtare, me zyra në Miami (SHBA), Basel (Zvicër) dhe Tiranë.Ne jemi të angazhu...
28/07/2026

është një studio me shumë çmime ndërkombëtare, me zyra në Miami (SHBA), Basel (Zvicër) dhe Tiranë.

Ne jemi të angazhuar aktivisht në projekte anembanë botës.

Ekipi ynë i Oppenheim Architecture Tiranë është në kërkim të një arkitekti të lartë me përvojë të gjerë në menaxhimin e projekteve dhe aftësi udhëheqëse të dëshmuara.

Jeni gati të merrni përgjegjësi dhe të bëni ndryshim?
Atëherë ju jeni pikërisht ajo që na duhet!

Çfarë po kërkojmë:

7+ vite përvojë profesionale me rregulloret shqiptare të ndërtimit dhe të gjitha fazat e projektimit

2+ vite përvojë të dëshmuar në menaxhimin e projekteve
Aftësi të shkëlqyera udhëheqëse dhe komunikimi në anglisht dhe shqip
Njohuri të avancuara në ArchiCAD, Rhino, Photoshop, InDesign dhe Lumion
Shtetësi shqiptare
A tingëllon kjo si aventura juaj e radhës? Dërgoni aplikimin tuaj të plotë, duke përfshirë CV-në, portofolin, referencat dhe certifikatat tuaja (më pak se 20MB) tek Sarah në [email protected].

https://pikark.com/listing/oppenheim-architecture-senior-architect/

NJOFTIM PËR “ TAKIMIN E SOTSHËM ME ARKITEKTËT NË ORËN 18:00”PER SHKAK SE ËSHTË AFËR ORËSSË PROTESTËS DHE SOT ËSHTË ERËND...
29/06/2026

NJOFTIM PËR “ TAKIMIN E SOTSHËM ME ARKITEKTËT NË ORËN 18:00”
PER SHKAK SE ËSHTË AFËR ORËS
SË PROTESTËS DHE SOT ËSHTË E
RËNDËSISHME TE JEMI PREZENT, NE NUK DO TE JEMI PJESË E TAKIMIT!

GJITHASHTU P*K ARK ËSHTË I
PAVARUR DHE DO VAZHDOJMË TË
TILLË!
DO REALIZOJMË NJË TAKIM PATJETËR
SI PJESË E KOMUNITTETIT!
FALEMINDERIT PËR MIRËKUPTIMIN!

Në një moment delikat për të gjithë ne, heshtja nuk mund të jetë më një opsion.Në mungesë të thellë të një reagimi  qoft...
17/06/2026

Në një moment delikat për të gjithë ne, heshtja nuk mund të jetë më një opsion.

Në mungesë të thellë të një reagimi qoftë nga shoqatat e arkitektëve, qoftë nga institucionet arsimore publike dhe private që edukojnë arkitektët e rinj ju ftoj të ngrini zërin: së pari si qytetarë të këtij vendi dhe së dyti si arkitektë.
Për t’u dhënë profesionistëve hapësirën e duhur për të qenë të pavarur në punën e tyre, për të qëndruar në këmbë pavarësisht stuhive politike dhe për të qenë pjesë proaktive në zhvillimin e vërtetë të vendit tonë.

Bashkohuni në protestë, për të mbrojtur ekosistemet e natyrës, që ju, së bashku me fëmijët tuaj, të keni mundësinë të shijoni natyrën e Shqipërisë. Bashkohuni për të kërkuar një zhvillim të qëndrueshëm, ku zhvillimi nuk është vetëm resorte me vila luksoze në zona të mbrojtura (ose jo), por hapësira publike të aksesueshme, infrastrukturë, natyrë, lidhje me kontekstin kulturor dhe mjedisin e ndërtuar, ose thjesht shtëpi të vogla B&B të projektuara nga vetë ju.

Mos prisni më të jeni studioja lokale e emrave VIP. Keni mundësinë të projektoni së bashku me klientin tuaj, sipas kërkesave dhe mundësive të tij, e jo sipas interesave politike.

Heshtja e arkitektëve nuk ka sjellë punë më të mirë. Përkundrazi, ka zhvlerësuar rolin tonë në formësimin e së ardhmes.

Sipas Pallasmaa: “Gjeometria e mendimit pasqyron gjeometrinë e dhomës.”
Imagjinoni çfarë mendësie do të ketë shoqëria e së ardhmes, nëse lejojmë vazhdimësinë e një ndërtimi të tillë.

Shihemi në orën 19:00 në Sheshin Skënderbej.

Shpresoj që ta doni këtë vend aq sa të luftoni për dinjitetin e profesionit tonë i cili ndërton, fizikisht dhe shpirtërisht, të ardhmen.

Ushqim për mendjen në këto ditë: Më 1896 në një shkrim të titulluar "The Tall Office Building Artistically Considered", ...
12/06/2026

Ushqim për mendjen në këto ditë:

Më 1896 në një shkrim të titulluar "The Tall Office Building Artistically Considered", arkitekti amerikan Louis Sullivan vuri një gur tepër të rëndësishëm në ngrehinën e arkitekturës moderne që do vinte më pas, me shprehjen se "Form ever follows Function" (Forma gjithmonë ndjek Funksionin), duke na ardhur në ditët e sotme e shkurtuar, "Form follows Function".

Rreth 100 vjet më pas, përpara se ta linte këtë botë në 2021 një arkitekt tepër i njohur britaniko-italian Sir Richard Rogers do ta riinterpretonte këtë parim në mënyrë paksa alegorike, por që dëshmonte se si kishte ndryshuar ky zanat në vite pas Sallivan, se “Form follows Profit is the aesthetic principle of our time”.

Nga ana tjetër ai donte të na sillte në kujtesë se sa e rëndësishme përtej Estetikës është Etika për arkitekturën dhe Arkitektin.
Një koncept të cilin matematikani persian i shekullit të IX-të Al-Khwarizmi (vepra e tij i dha jetë termit Algjebra), e ka shpjeguar me një algoritëm që të godet për thjeshtësinë dhe qartësinë e tij:
Nëse një njeri zotëron Etikë atëhere atij i mvishet vlera ”1” e nëse është edhe izgjuar i shtohet një ”0”, por nëse është edhe i pasur i shtohet edhe një “0” tjetër dhe vlera e tij shkon 100. Nëse përtej këtyre është edhe i bukur ai meriton edhe një “0” dhe vlera e tij bëhet 1000, por nëse humb “1-shin”, që përkon me Etikën humb të gjithë vlerën e tij se i mbeten vetëm “

Nje tekst domethenes nga arkitekti Artan Raça

Besoj e keni vënë re se P*k Ark prej disa kohësh nuk po publikon më me ritmin e mëparshëm. Ka disa arsye për këtë, por n...
02/06/2026

Besoj e keni vënë re se P*k Ark prej disa kohësh nuk po publikon më me ritmin e mëparshëm. Ka disa arsye për këtë, por ndër më kryesoret është demotivimi.

Në fillimet tona, promovimi i arkitekturës ishte një burim frymëzimi. Projektet e realizuara nga arkitektë ndërkombëtarë sollën një momentum pozitiv dhe pritshmëri të reja për cilësinë e mjedisit të ndërtuar.

Por sot?

Shpesh shohim projekte të ricikluara, jashtë proporcioneve dhe pa ndjeshmëri ndaj kontekstit, kulturës dhe mënyrës sonë të jetesës.

Në reflektim e sipër kuptova se problemi nuk qëndron te projektuesit. Janë po të njëjtët që kanë realizuar kryevepra në vende të tjera. Problemi qëndron te mënyra se si jepet detyra e projektimit: kërkesa të pakufizuara, programe të fryra dhe një lloj “carte blanche” që u ofrohet emrave të njohur ndërkombëtarisht.

3-4 herët e fundit që jemi kontaktuar për projekte modeste, fjalia e parë ka qenë pothuajse gjithmonë e njëjtë:

"Na duhet një arkitekt që arrin të marrë lejen. Mundësisht i huaj."

Ndërkohë, ne mund t'ju japim qindra emra arkitektësh shqiptarë plotësisht të aftë për të krijuar projekte frymëzuese.

Vlera e bashkëpunimeve ndërkombëtare nuk duhet të jetë marketingu apo mënjanimi i profesionistëve vendas, por shkëmbimi i njohurive, rritja profesionale dhe edukimi i investitorëve për një mjedis të ndërtuar më cilësor.

Pasnesër, kur të jeni në Festivalin e Arkitekturës duke dëgjuar për vlerat e kulturës, historisë dhe natyrës shqiptare, kujtohuni se shumë profesionistë vendas vazhdojnë të trajtohen si arkitektë të dorës së dytë në vendin e tyre.

Ne vetë, si komunitet, duhet ta kishim ngritur zërin më herët: nga Teatri Kombëtar deri te debatet për Zvërnecin dhe shumë vendime të tjera që kanë prekur qytetet, parqet dhe zonat e mbrojtura.

Sot pyetja nuk është nëse arkitektët shqiptarë kanë aftësi.

Pyetja është: a ka ende vend për ta në procesin e formësimit të vendit të tyre?

Dhe nëse po, kush do ta sigurojë këtë vend, nëse nuk jemi ne të parët që e kërkojmë?

   po kërkon të punësojëARKITEKT/E!Vlerësohen:-Përvojat e mëparshme (2-3 vite)-Njohja dhe përdorimi i software-ve si Aut...
22/05/2026

po kërkon të punësojë

ARKITEKT/E!

Vlerësohen:

-Përvojat e mëparshme (2-3 vite)

-Njohja dhe përdorimi i software-ve si Autodesk Revit.

-Vëmendje ndaj detajeve.

-Angazhimi në grup dhe individual.

Dërgo portfolion dhe CV-në në: [email protected]

Një mundësi tjetër për këdo që kërkon të jetë pjesë e një studio kreative:   studio kërkon të punësojë Arkitekt me kohë ...
06/05/2026

Një mundësi tjetër për këdo që kërkon të jetë pjesë e një studio kreative:

studio kërkon të punësojë Arkitekt me kohë të plotë.

Kriteret e nevojshme:

-Të ketë aftësi të mira krijuese.

-Të ketë eksperiencë pune.

-Të zotërojë programet e projektimit e të përpunimit 2D dhe 3D.

https://pikark.com/listing/re-lab-arkitekt-3/

Një tjetër mundësi për ju që jeni në kërkim të një pune të re si arkitekt/e!al  po kërkon të punësojë arkitektë pranë ek...
01/05/2026

Një tjetër mundësi për ju që jeni në kërkim të një pune të re si arkitekt/e!al po kërkon të punësojë arkitektë pranë ekipit të saj!

Kërkesat :

- Të këtë mbaruar studimet e larta për Arkitekturë dhe Urbanistikë
- Të këtë njohuri të mira në programet arkitektonike Revit & AutoCAD
- Të jetë i përkushtuar si dhe të ketë aftësi për të punuar në skuadër
- Të këtë njohuri të mira të gjuhës Angleze

Kandidatët e interesuar të aplikojnë duke dërguar cv-në dhe portfolion ( përmbledhje të punëve kryesore ) në :

[email protected]

https://pikark.com/listing/mad-studio-arkitekt-e/

Address

Tirane
Tirane

Opening Hours

Monday 09:00 - 18:00
Tuesday 09:00 - 18:00
Wednesday 09:00 - 18:00
Thursday 09:00 - 18:00
Friday 09:00 - 18:00

Telephone

+355682079978

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Pik ark posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Pik ark:

Shortcuts

Share