22/06/2026
Përshëndetje,
Në faqen tonë në Instagram kemi krijuar 3 grupe shumë të vlefshme për networking, shkëmbim idesh dhe bashkëpunim profesional në fushat e inxhinierisë, menaxhimit, inteligjencës artificiale dhe pasurive të paluajtshme.
Jeni të mirëpritur të bëheni pjesë e komunitetit tonë dhe të lidheni me profesionistë me interesa të përbashkëta.
AE Engineering Club(inxhinieri )
https://lnkd.in/du_He96U
AE Real Estate (pronat)
https://lnkd.in/dVzVXPPk
AE Interior Design (design)
https://lnkd.in/d5_gXsMq
Grupi i parë është tashmë i plotë me bashkëpunëtorë. Duke qenë se kam marrë shumë kërkesa për t’u bërë pjesë e tij, kam vendosur të hap edhe 2 grupe të tjera.
📌 Aplikimet për bashkëpunëtorë në grupet e Instagramit do të qëndrojnë të hapura deri në fund të korrikut.
Çfarë përfitoni duke aplikuar?
Një mundësi reale për promovim online, i cili sot është i domosdoshëm për çdo profesionist, por jo gjithmonë realizohet në mënyrën e duhur.
Para se të aplikoni, ju ftoj të studioni faqen time në Instagram. Nëse keni shpirt artistik, dëshirë për të krijuar, disiplinë dhe korrektësi në punë, mund të jeni kandidati i duhur.
📝 Detyrat dhe organizimi i punës do të përcaktohen nga unë, ndërsa angazhimi kërkohet të jetë aktiv dhe online.
CV dhe letër motivimi në email :[email protected]
Kërkohen:
* Studentë Arkitekture
* Studentë Ndërtimi/Inxhinierie
* Agjentë të Pasurive të Paluajtshme (Real Estate)
Besoj se së bashku mund të ndërtojmë diçka me vlerë. Duke parë suksesin e grupit të parë, vendosa të krijoj grupe të reja, në mënyrë që komuniteti të jetë më i organizuar dhe më i fokusuar sipas interesave dhe fushave përkatëse.
Mirë se vini nëse dëshironi të rriteni, të mësoni dhe të kontribuoni në një komunitet profesional e kreativ. ✨